Hansi Flick
Barcelona vazhdon të kryesojë kampionatin me 4 pikë mbi rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid. Katalanasit fituan 2-0 ndaj Osasunas, me Hansi Flick që ka folur për paraqitjet e skuadrës.
Timonieri i Barçës ka prekur një nga temat më të “nxehta” të ditëve të fundit, që është se kush do të zëvendësojë Robert Lewandowskit në rast se ky do të mungojë. Flick ka theksuar se skuadra ka lojtarë të tjerë që mund të luajnë si “9” .
“Ne gjithmonë mendojmë për këtë. E dimë që ka lojtarë që mund të luajnë si numër 9 dhe e analizojmë vazhdimisht këtë mundësi. Kjo është puna jonë. Ka edhe lojtarë të tjerë që janë të aftë të luajnë në këtë rol”, ka theksuar Flick.
Poll
