
Dani Olmo dhe Robert Lewandowski
Dani Olmo është kthyer në një nga problemet kryesore për Barcelonën. Fantazisti spanjoll nuk është regjistruar ende si lojtar i katalanasve, duke bërë të mundur që ai të largohet si “transfer i lirë”.
Megjithatë, klubit të Barcelonës po i vjen një ndihmë nga Italia. Është Zlatan Ibrahimovic, një nga drejtuesit e Milan që kërkon të transferojë Olmon në “San Siro”. Klubi italian është gati të mbajë spanjollin në ekip për pjesën e mbetur të sezonit, pra deri në verë.
Një kontratë 6-mujore, teksa më pas Olmo do jetë i lirë për t’u rintransferuar te Barcelona. Sipas “Corriereo dello Sport”, një marrëveshje e tillë ka shumë gjasa që të ndodhë, me ekipet që do të kishin përfitimet e tyre respektive.
Poll