Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ka “shpërthyer” te Barcelona, në Spanjë bëjnë gati hapin e radhës për Marcus Rashford

Shkruar nga NEWSPORT
Ka “shpërthyer” te Barcelona, në Spanjë
Marcus Rashford

Marcus Rashford duket se ka “rilindur” te Barcelona në këtë sezon. Anglezi po bën paraqitje të mira, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të tjera.

Siç dihet aktualisht sulmuesi është i huazuar në Katalonjë dhe për këtë drejtuesit e Barçës kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e tij. Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se po mendohet ta transferojnë përgjithonë në “Camp Nou”.

Madje drejtuesit kanë përgatitur 35 milionë euro për shërbimet e tij, shumë që mund të shkojë në arkat e Manchester United. Kujtojmë se në 14 ndeshje nën drejtimin e Hansi Flick, Rashford ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në 7 raste, duke u kthyer në një lider.

Poll

Lexo gjithashtu