Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish-trajneri i Bayern Munich do të zëvendësojë te katalanasit Xavi Hernandez.
Sipas “Mundo Deportivo” bëhet me dije se palët kanë nënshkruar kontratën mes tyre, teksa ditën e sotme pritet zyrtarizimi i këtij operacioni. Sic bëhet e ditur, Flick ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Nga kjo kontratë, gjermani do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Flick ka mbërritur që mbrëmjen e djeshme në Barcelonë dhe po bëhet gati për zyrtarizimin nga ana e klubit, ku më pas trajneri do të thotë edhe fjalët e para si katalanas.
????️ #LaPortadaMDhttps://t.co/l4YD8fWtRJ pic.twitter.com/8MKM3OJWdc
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) May 28, 2024
Poll