
Trent Alexander-Arnold
Tashmë është gjithçka e kryer, Trent Alexander-Arnold nuk do të rinovojë kontratën me Liverpoolin dhe do të transferohet tek Real Madrid. Këtë e ka konfirmuar vetë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Por jo vetëm kaq, “Los Blancos” i kanë marrë tashmë dhe objektivin e merkatos Liverpoolit. Bëhet fjalë për Martin Zubimendi, i cili po ndiqet me shumë vëmendje nga Real Madridi.
“Galaktikët” janë të gatshëm të bëjnë ofertën e parë prej 60 milionë eurosh në drejtim të Real Sociedadit. Verën e vitit të kaluar, Liverpool provoi të nënshkruante me 26-vjeçarin, por mungoi finalizimi.
Poll