
James Rodriguez
James Rodriguez do të largohet nga Rayo Vallecano. Fantazisti i njohur kolumbian ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Spanjë, teksa destinacioni i tij i mundshëm është Inter Miami.
Te Vallecano u transferua në gusht të vitit 2024, por minutat e marra kanë qenë tepër të pakta. Kjo ka bërë që Rodriguez të vendosë për t’u larguar nga Spanja, madje nga kontinenti europian.
33 vjeçari tashmë pritet të nisë një aventurë të re në Major League Soccer në SHBA. Me shumë mundësi, Rodriguez do të bashkohet me Leo Messin te Inter Miami, skuadër e cila e kërkon me ngulm kolumbianin.
Kujtojmë që me Vallecanon, 33 vjeçari ka zhivlluar 7 ndeshje, 5 prej të cilave në fushë së bashku me Ivan Balliun.
Poll