Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Jam aty ku duhet të jem”, Pedri pas rinovimit: Shumë i lumtur, tani të fitojmë trofe

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam aty ku duhet të jem”, Pedri pas rinovimit: Shumë i
Pedri

Barcelona ditën e djeshme ka “blinduar” me kontratë të re një nga talentet e saj. Pedri do të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2030.

Padiksutim që diçka e tillë ka gëzuar çdo tifoz të Barçës, pasi spanjolli është një pikë kyçe e kësaj skuadre. 22-vjeçari bëhet lojtari i 3-të që rinovon kontratën, pasi më parë vendosën të qëndrojnë edhe Ronald Araujo-s (që ka rinovuar deri në 2031) dhe Gerard Martin (2028), teksa të tjera rinovime priten.

Pedri pas hedhjes së firmës është shprehur shumë i lumtur. Spanjolli ka theksuar se është pikërisht në klubin ku ka dëshiruar gjithmonë të jetë, ndërsa ndër të tjera nënvizoi se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe me Barçën.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar dhe për momentin jam aty ku dua të jem më shumë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk e kam shijuar futbollin kaq shumë. Tani duhet të rikthejmë besimin në fushë dhe të fitojmë trofe. Ky ekip i Barcelonës është i ndërtuar për këtë. Kemi një skuadër shumë të re që, pas disa vitesh, do të jetë edhe më e mirë. Po vijnë gjëra shumë të bukura për tifozët e Barcelonës”, ka përfunduar Pedri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga