
Barcelona do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Atletico Madrid në fundjavë. Saktësisht ditën e shtunë në orën 21:00 në shtëpi do të presë skuadrën e Diego Simeones për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 18-të.
Por për këtë sfidë ka nisur të “lutet” Hansi Flick. Timonieri i Barçës është gjithë sy e veshë nga mjekët e skuadrës, pasi Lamine Yamal e shqetëson.
Talenti spanjoll ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë, duke përsëritur dëmtimin që pësoi muajin e kaluar. 17-vjeçari do t’u nënshtrohet vizitave më të specializuara për të mësuar gjendjen e tij dhe kjo bën me “dhimbje koke” Flick.
Kjo bën që Yamal të rrezikojë duelin me Atleticon. Nëse spanjolli nuk ia del, atëherë do të ishte një mungesë shumë e rëndësishme për katalanasit, të cilët me Yamal në fushë janë shumë herë më të rrezikshëm. Kujtojmë se në këtë sezon 17-vjeçari ka luajtur në 20 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola dhe ka bërë edhe 12 asistime.