Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Federico Valverde i hap “luftë” rivalit për kampionatin: Do japim gjithçka për fitore në Barcelonë

Shkruar nga NEWSPORT
Federico Valverde i hap “luftë” rivalit për kampionatin:
Federico Valverde

Me pak shumë vuajtje pasi kishin shënuar tre gola në harkun kohor të 48 minutave, me rrezikun e një rikthimi sensacional në horizont, në fund Celta Vigo u dorëzua ndaj një fitoreje 3-2 nga Real Madridi , i cili mori tre pikët.

Të kthyer katër pikë prapa Barcelonës, “Galaktikët”  po e mbajnë gjallë luftën për LaLiga-n, siç komentoi Federico Valverde për “RMTV’:

"Ishte e rëndësishme të fitonim dhe patëm një pjesë të parë shumë të mirë... por pastaj u zbehëm. Dhe kjo ka ndodhur shumë herë më parë, në shumë gara. Nuk mund të ndodhë.

I japim kundërshtarit shumë minuta për t'u rikuperuar, për t'u ndjerë rehat. Dhe padyshim, ata janë një ekip i shkëlqyer, e bëjnë shumë mirë dhe të vënë në vështirësi.

Është ndeshja e vitit për ne ndaj Barcelonës, shansi i fundit për të fituar Ligën, për të luftuar. Do të përpiqemi të japim gjithçka për të marrë në shtëpi tre pikët”, tha Valverde.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga