Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR nga Spanja, pritet shkarkimi i Xavi Hernandez

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR nga Spanja, pritet shkarkimi i Xavi Hernandez
Joan Laporta - Xavi Hernandez

Të papritura janë lajmet që vijnë nga Spanja. Xavi Hernandez pritet të shkarkohet nga Barcelona. Fillimisht ishte RAC1 që dha një informacion të tillë, i cili tashmë është përhapur e shpejtësi edhe te mediat e tjera spanjolle.

Kështu edhe “Sport” dhe “Mundo Deportivo” bëjnë me dije se ditën e sotme pritet shkarkimi i timonierit spanjoll. Shkak është bërë deklarata e Xavit e dhënë para sfidës me Almerian.

Timonieri spanjoll theksoi në konferencën për shtyp se Barçelona nuk mund të konkurojë me Real Madrid dhe gjigandët e tjerë europianë, për shkak të situatës së vështirë ekonomike që Barca po kalon prej disa vitesh.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Joan Laportës, i cili mesa duket bëhet gati për shkarkimin e Xavit. E ardhmja e Hernandez bëhet kështu një “telenovelë”, pasi kujtojmë që në janar deklaroi largimin, ndërsa vetëm 1 muaj më parë palët vendosën të vazhdojë bashkëpunimin, ndërsa së fundmi vijnë lajme për shkarkimin e tij. Mbetet të presim në orët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndodhë te skuadra e Barcelonës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga