
Dani Olmo është një nga lojtarët që ka shumë interes nga skuadrat e tjera. Manchesteter United dhe Bayern Munich janë dy prej ekipeve që pëlqejnë spanjollin dhe do të tentojnë transferimin e tij në merkaton e verës.
25-vjeçari aktualisht është pjesë e Leipzig në Bundesligë dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga gjermanët. Olmo sipas mediave spanjolle mund të rikthehet te Barcelona.
Pas 10 vitesh spanjolli mund të rikthehet te Barcelona, teksa gjatë kësaj periudhe ka mbajtur veshur fanelën e Dinamo Zagreb dhe Leipzig. Kujtojmë se 25-vjeçari ka një klauzolë 60 milionë euro, me kontratën aktuale që i përfundon në qershor të 2027. Në këtë mënyrë nëse Barcelona dëshiron Olmon fillimisht duhet të paguajë te leizig plot 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
