
Wirtz - Musiala
Florian Wirtz është padiksutim një nga talentet e futbollit. Gjermani falë paraqitjeve fantastike me Bayer Leverkusen dhe me Gjermaninë ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve “big”.
21-vjeçari kërkohet nga gjysma e Europës, teksa së fundmi bëhet me dije se i është shtuar garës për shërbimet e tij edhe Real Madrid. Madrilenët i pëlqejnë karakteristikat e tij dhe janë “hedhur” në sulm për të për të bindur drejtuesit e Bayer Leverkusen.
Sipas “Sport” ky operacion që të konkretizohet do t’u kushtojë spanjollëve minimalisht 100 milionë euro. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme . Lojtari ka kontratë të vlefshme me kampionët e Bundesligës deri në qershor të vitit 2027.
Poll