
Atletico Madrid do të luajë në transfertë ndaj Barcelonës mbrëmjen e sotme në orën 21:30. Duel ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey.
Në prag të kësaj përballjeje ka folur Diego Simenone. Timonieri i Atleticos ka theksuar se është gati më shumë se kurrë për të sfiduar Barçën dhe e dinë shumë mirë se çfarë vështirësie do të ketë kji sfidë.
Ndër të tjera ka nënvizuar se skuadra e tij jeton me iluzion dhe entuziazëm për të garuar deri në fund. Simeone thotë që Atletico do t;i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të marrë rezultat.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, e ndarë në dy faza: pjesa e parë në fushën e tyre dhe e dyta në fushën tonë. Ne do të përpiqemi ta çojmë atë atje ku mund t’i bëjmë dëme.
Ne jetojmë me iluzionin dhe entuziazmin për të garuar, për të konkurruar në çdo kompeticion dhe çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe e radhës për ne është Barcelona.
Kemi një ide se çfarë do të bëjmë dhe si do t’i qasemi kësaj përballjeje të dyfishtë ndaj Barcelonës. Sinqerisht më pëlqen shumë mënyra se si luan Barcelona. Por ne kemi shanset tona. Dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë, veçanërisht duke qenë se takimin e kthimit e luajmë para publikut tonë. Por fillimisht të shohim se çfarë mund të bëjmë në Barcelonë”, ka theksuar timonieri i Atleticos.