Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Dështon marrëveshja e Ancelottit me Brazilin, shkak bëhet Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Dështon marrëveshja e Ancelottit me Brazilin, shkak
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i Brazilit. Kjo pasi mes palëve ka dështuar marrëveshja.

Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se shkak është bërë Real Madrid. Fakti që trajneri italian kishte arritur paraprakisht marrëveshjen me brazilianit për në muajin qershor ka mërzitur jashtë mase madrilenët.

Pasi siç dihet me “Los Blancos” Ancelotti ka kontratë deri në korrik. Pavarësisht se pritet largimi i tij nga madrilenët në fund të sezonit, puna e bërë pas krahëve të drejtuesve të spanjollëve ka “irriturar” këto të fundit.

Drejtuesit nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë para korrikut dhe në këto kushte në Brazil nuk presin dot, pasi duan një trajner që të marrë drejtimin e tyre sa më shpejt për të nisur edhe punën me ekipin. Kështu gjithçka mbi këtë lëvizje ka dështuar dhe tashmë në mediat braziliane bëhet me dije se kandidati për të marrë drejtimin e Brazilit është Jorge Jesus.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga