
Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Cadiz që do të luhet nesër në orën 16:15. Trajneri i Real Madrid u pyet për disa prej lojtarëve si dhe mundësinë për festën e parakohshme të titullit. Italiani shprehet se festa do të vijë vetëm kur të sigurohet matematikisht.
“Arda Guler do të jetë titullar nesër, ashtu si edhe Eder Militao i cili ka nevojë të fitojë ritëm pas dëmtimit. Thibaut Courtois është mirë dhe do të luajë nesër gjithashtu. Është një lajm shumë i mirë për ne, ashtu si rikthimi i Militao. Të dy janë të ekzaltuar dhe ne jemi të lumtur që i kemi në grup.
Ndryshimi i pozicioneve të Vinicius e Rodrygo? Po shkon shumë mirë. Vinicius shënoi dy gola ndaj Bayernit dhe Rodgrygo një kundër Man City. Vinicius po përmirësohet vazhdimisht, ka sjelljen e duhur. Ai është i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për ne.
Courtois në finalen e Champions League? Jemi të fokusuar te ndeshja e të mërkurës, ajo është finalja. Lunin do të luajë të mërkurën e më pas do të shohim. Mbrojtja nuk ishte shumë mirë në Mynih, sidomos në pjesën e parë, ishim shumë pasiv. Do të bëjmë ndërhyrje në ndeshjen tjetër.
Jude Bellingham kaloi një virus dhe nuk ishte rikuperuar plotësisht. Tania i është perfekt dhe gati”, tha Ancelotti.
Më tej italiani foli edhe për mundësinë e festës së titullit kampion që mund të vijë që nesër nëse fitojnë me Cadiz dhe Barcelona lë pikë ndaj Gironas.
“Jo, asgjë. Nuk e kemi fituar akoma LaLigan. Do të festojmë kur ta fitojmë matematikisht. Objektivi është i qartë: Ne duam 3 pikët për t’u afruar me titullin”, deklaroi trajneri.