Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Dëmtohet mesfushori i Real Madrid, “fik” edhe kombëtaren e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtohet mesfushori i Real Madrid, “fik” edhe kombëtaren e
Real Madrid

Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde nuk do t'i bashkohet kombëtares së Uruguait për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Lojtari pati shqetësime në muskulin aduktor në këmbën e djathtë gjatë minutë s të 83-të në  ndeshjen kundër Rayo Vallecano. Për të shmangur çdo problem, trajneri Xabi Alonso vendosi ta zëvendësonte.

Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur dhe ekipi i stafit mjekësor të skudarës së Realit.

"Pas testeve të kryera sot, Valverdes i është diagnostikuar një lezion në muskulin semimembranosus në këmbën e djathtë”, bëri të ditur mjeku.  

Pra, dëmtimi i Valverdes ka prekur dhe Uruguain pasi për shkak të problemeve shëndetësore ai nuk do të jetë në fushë i pranishëm në sfidat e datave 11 dhe 16 nëntor, ku supozohej të luante kundër Meksikës dhe SHBA-së .

Poll

Lexo gjithashtu