
Alejandro Balde
Barcelona ka marrë një lajm tepër të keq në këtë fillim sezoni. Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Balde është dëmtuar në stërvitje dhe do të mbetet jashtë fushave për disa kohë.
Sipas “COPE”, spanjolli do të jetë jashtë për më shumë se 4 javë. Një lajm tepër i keq për katalanasit, të cilët duhet të bëjnë pa 21-vjeçarin, i cili është titullar absolut.
Gjatë këtij sezoni në LaLiga, Balde ka marrë pjesë në të 3 ndeshjet e para. Ai ka luajtur një total prej 222 minutash, por pa mundur të shënojë apo të asistojë.
Poll