
Barcelona rikthehet në La Liga. Katalanasit kishin një transfertë të vështirë sot në darkë kundër Celta Vigo.
Të drejtuarit nga Flick kanë prodhuar lojë, por jo rezultati, 2-2. Driblimet e Raphinha, po edhe instikti vrastar i Lewas i kanë dhënë Barçës vetëm 1 pikë sonte. Celta u ringjall pas kartonit të kuq të Casados dhe shënojë 2 gola 'sa hap e mbyll sytë'.
Kështu, ‘Blaugranat’ marrin një barazim atëherë kur fitorja dukej e sigurtë. Lënia me 10 lojtarë i prishi punë Barçës dhe ekipi ra moralisht. Një mbrëmje që shkon 'huq' për ekipin e Hansi Flick.
FORMACIONET ZYRTARE:
CELTA VIGO: Guaita, Rodriguez, Starfelt, Alonso, Mingueza, Moriba, Beltran, Alvarez, Bamba, Aspas, Douvikas, trajner:Claudio Giraldez
BARCELONA: Pena, Martinez, Cubarsi, Kounde, Martin, Pedri, Gavi, Olmo, Casado, Raphinha, Lewandowski, trajner: Hansi Flick
Goli i Raphinha
Goli i Lewandowskit