Nico Willams është një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj merktoje. Paraqitjet pozitive të bëra me Athletic Bilbaon, ku fitoi dhe Kupën e Mbretit si dhe përformanca në Euro 2024 me Spanjën e kanë kthyer në një “sensasion”.
Barça është ekipi që kryeson listën për transferimin e tij, ndërsa nuk mbetet pas as PSG dhe Chelsea. Por sipas mediave spanjolle bëhet me dije se 22-vjeçari nuk ka ndërmen të lëvizë nga Bilbao, të paktën edhe për një sezon.
Diçka e tillë sigurisht që mund të ketë mërzitur klubet e interesuara, të cilët tashmë minimalisht em shumë gjasa duhet të presin edhe një sezon tjetër për të transferuar spanjollin. Williams ka kontratë me Bilbaon deri në qershor të vitit 2027 dhe klauzola e tij është 70 milionë euro. Gjithsesi deri në ditët e fundit të merkatos mund të ketë supriza.