
Carlo Ancelotti këtë sezon ka arritur të ndërtojë një sulm të frikshëm. Transferimi i Kylian Mbappe dhe Endrick ka shtuar forcat në repartin e avancuar, por tifozët kërkojnë të dinë se çfarë do të ndodhë me pozicionin e Jude Bellingham.
Në lidhje me këtë ka folur timonieri italian. Në intervistën e dhënë së fundi ka theksuar se pavarësisht transferimit të sulmuesit francez, pozicioni i anglezit nuk do të ndryshojë.
“Asgjë nuk do të ndryshojë për Bellingham pas ardhjes së Mbappe. Ai do të mbulojë sërish të njëjtin pozicion. Bellingham na surprizoi shumë në sezonin e parë dhe mendoj se do të jetë nga lojtarët më të mirë edhe në sezonin e ardhshëm.
Ai është një djalosh i matur dhe i shkëlqyer. Do të jetë një nga lojtarët më të mirë që ne kemi, për mua Bellingham luajti shumë mirë edhe në Europian. E gjithë skuadra Anglisë u paraqit mirë dhe mbërriti në finale, ishin shumë pranë triumfit”, ka përfunduar Ancelotti.