
Carlo Ancelotti beson se Vinicius Junior do të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit. Trajneri i Real Madrid përkrah lojtarin e tij në këtë garë teksa i thur elozhe cilësive të brazilianit. Më tej ai flet edhe për pretendentin tjetër, Jude Bellingham që është poashtu një madrilen si dhe për Rodrin e Manchester City.
“Vinicius do të fitojë Topin e Artë sipas mendimit tim. Carvajal bëri mirë gjithashtu, fitoi La Liga, Champions League ku shënoi në finale, e më pas fitoi Europianin. Por, Vinicius është një lojtar i talentuar, i ri. Fitoi La Ligan, Champions League ku shënoi në finale dhe gjysmëfinale. Mos harroni, ai shënoi dy herë në Munich.
Jude Bellingham pati një sezon fantastik. Fitoi Champions League, kampionatin dhe ishte një surprizë e madhe. Lojtari më i mirë në La Liga sipas mendimit tim. Rodri gjithashtu është një mesfushor fantastik, ndër më të mirët në qarkullim dhe gjithmonë konsistent”, tha Ancelotti.