Liverpool po shkëlqen nën urdhrat e Arne Slot. “The Reds” pavarësisht formës së mirë që po tregojnë si në kampionat ashtu edhe në Champions League, po mendojnë edhe për merkaton e ardhshme.
Kështu drejtuesit i kanë vënë syrin lojtarit të Real Madrid. Në “radarin” e anglezve sipas “BBC Sport” ka përfunduar Aurelien Tchouameni.
Për këtë Liverpool po përgatit një oferte prej 60 milionë eurosh për yllin e madrilenëve, pasi e dëshirojnë të përforcojnë mesfushën. Bisedimet mes klubeve pritet të nisin në muajt në vazhdim dhe mbetet të shihet nëse “Los Blancos” do të heqin dorë nga francezi.
Poll