Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

3 në Bundesligë dhe 1 në Premier League, Barcelona “piketon” lojtarë me parametra zero

Shkruar nga NEWSPORT
3 në Bundesligë dhe 1 në Premier League, Barcelona
Barcelona

Barcelona pavarësisht se jemi në merkaton e dimrit ka filluar të mendoje për merkaton e ardhshme. Kështu katalanasit po planifikojë disa rinovime me lojtarët kyç të skuadrës, ndërsa në plane kanë edhe disa afrime cilësorë.

Pikërisht te afrimet e lojtarëve drejtuesit nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë dhe po studiojnë pista me parametra zero. Kështu në listën e spanjollëve kanë përfunduar 4 futbollitë që në merkaton e verës dalin lojtarë të lirë.

Bëhet fjalë për 3 futbollitë nga Bundesliga, Jonathan Tah i Bayer Leverkusen dhe Joshua Kimmich e Leroy Sane nga Bayern Munich. Ndërkohë lojtari i 4-të është “piketuar” në Premier League te Tottenham dhe bëhet fjalë për Heung-min Son.

Këto lojtarë dalin të lirë në verë dhe janë të gatshëm të nënshkruajnë një parakontratë që tani për sezonin e ardhshëm. Mbetet të shihet se cili do të mund të veshë fanellën e blaugranave në sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga