Barcelona nuk e pranon ofertën 250 milionë euro për yllin e skuadrës Lamine Yamal. PSG është pas sulmuesit të Spanjës, por katalanasit duken të prerë në vendimin e tyre.
Kujtojmë se katalanasit kanë refuzuar më parë një oferte prej 200 milionë eurosh për shërbimet e Yamal. Klubi e konsideron të pashitshëm.
Klauzola e lirimit të Yamal është 1 miliard euro. 16-vjeçari ka kontratë të vlefshme dhe për 2 vite.
Klubi i Barcelonës ka gjithë besimin te Yamal, pasi është produkt i akademisë së tyre. Sezoni i fundit ishte i pari për të si profesionist, ndërsa tashmë është kryefjala.
Poll