Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kushte ekstreme moti në Skoci, rivalët e Nedim Bajramit e pësojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Kushte ekstreme moti në Skoci, rivalët e Nedim Bajramit e
Celtic

Sot ishte parashikuar të luhej takimi i javës së në SPFL, ligën skoceze mes Celtic dhe Dundee. Por, një e papritur ka ndodhur në Skoci dhe rivalët e Nedim Bajramit janë detyruar të shtyjnë sfidën e sotme.

Vendasit nga Glasgou janë përballur me dëmtime të shumta të mitikut “Celtic Park”. Impianti i klubit legjendar i thirrur ndryshe dhe "Paradise" nga tifozët e shumtë të jeshilëve anembanë botës e ka pësuar nga një stuhi e fortë. Fatkeqësia natyrore Eoëyn ka kapluar ishullorët dhe moti i keq në Britaninë e Madhe, sidomos pjesa veriore ka detyruar organizatorët të mos lejojnë mbajtjen e takimit.

Data 5 shkurt është lënë si pikëtakim për sfidën e rivalëve të Rangers. Sidoqoftë, kjo nuk i prish punë shumë udhëheqësve të ligës skoceze, pasi diferencat janë të thella. Legjionari i bluve të Glasgout qëndron 13 pikë prapa anës tjetër të qytetit dhe më shumë bujë ka bërë lajmi i anullimit të sfidës prej natyrës sesa pikët e lëna këtë javë nga Celtic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga