
Kupa e Botes
Mbrëmjen e sotme nuk do të jetë vetëm Kombëtarja shqiptare ajo që do të zbresë në fushë përballë Andorrës për kualifikueset e Botërorit. Në luftë për fitore do të jenë edhe 10 skuadra të tjera.
Kundërshtarët e Shqipërisë në grup, Anglia dhe Letonia do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Wembley”. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:45.
Ndërkohë që më herët, në orën 18:00 do të luajnë Lituania me Finlandën.
Përveç Anglisë dhe Letonisë, në orën 20:45 do të luhen edhe 3 sfida të tjera. Bosnje-Hercegovina përballet me Qipron, Malta luan në transfertën e vështirë përballë Polonisë dhe San Marino luan me Rumaninë.
Poll