
Roberto Mancini gjithnjë e më i padëshiruar në Arabinë Saudite.
Tekniku ka zhgënjyer totalisht në stol, duke shtuar polemikat rreth të ardhmes së tij.
Por ajo që mbetet pengesë është klauzola që do përfundonte në arkat e italianit nëse do kishte një shkarkim.
Sipas mediave italiane, shifra është mes 25 dhe 30 milionë eurove. Praktikisht, paga e Mancinit për një vit në Arabinë Saudite.
Momentalisht, palët po kërkojnë një marrëveshje përfundimtare.
Nga ambicia e madhe për të udhëhequr ekipin drejt Kupës së Botës 2030, të cilin Arabia Saudite shpreson organizojë, kjo skuadër është në pikëpyetje nëse do të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm.
Pasues i italianit në stol konsiderohet Zinedine Zidane.