
Transferimet në Premier League, duket se mbeten si opsioni më i dëshiruar i lojtarëve. Kjo për shkak të rëndësisë që ka prej disa kohësh ky kampionat duke u radhitur si e para në Europë për nga potenciali i skuadrave dhe cilësisë së lojtarëve.
Së fundmi në media po qarkullojnë zëra, se për Denzel Dumfries janë interesuar klube si Manchester United, Arsenal dhe Chelsea. Vlera që duhet të paguajnë për holandezin është 50 milionë euro.
Manchester United ka pësuar këtë sezon 40 gola dhe ky është një tregues që duhet të forcojë mbrotjen duke afruar lojtarë të rinjë.
Kujtojmë që 28-vjeçari ka qënë protagonist dhe në shumë raste deçizive për skuadrën e Interit në këtë sezon me 36 ndeshje të luajtura ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asiste.