Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kërkohet nga 7 klube "big”, Cristiano Ronaldo ÇUDIT me reagimin në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet nga 7 klube "big”, Cristiano Ronaldo ÇUDIT me
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me Al Nassr këtë merkato verore. Sulmuesi portugez ka gjasa që të largohet nga Arabia Saudite, për të nisur një aventurë të re në Europë ose kontinent tjetër.

Ndërkohë që “zërat” janë shtuar më shumë pas postimit të fundit që CR7-ta ka bërë në rrjetet sociale. 40-vjeçari ka shkruar se kapitulli është mbyllur, por historia nuk ka përfunduar, duke paralajmëruar kështu një transferim të mundshëm.

“Ky kapitull mbaroi. Historia? Ende duke u shkruar. Mirënjohës të gjithëve”, shkruan Cristiano Ronaldo. Kujtojmë se Ronaldo u bashkua me Al Nassr në janar të vitit 2023. Pasi u largua nga Manchester United, CR7 kreu lëvizjen e bujshme, duke u transferuar në Arabinë Saudite.

Përsa i përket ekipeve të interesuara, për Ronaldon janë të shumtë klubet që presin pas dere. Palmeiras dhe Botafogo në Brazil, por edhe Juventus, Al Hilal, Sporting Lisbonë, Real Madrid dhe CF Monterrey janë aty duke “shqyrtuar” mundësinë e transferimit të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga