
Lautaro Martinez vazhdon të jetë ende protagonist me Argjentinën. Sulmuesi i Interit arriti të shënonte një nga golat në fitoren 6-0 të Argjentinës ndaj Bolivisë.
Pas sfidës Martinez ka theksuar se është shuëm i lumtur për golin e shënuar dhe që vazhdon të jetë i domosdoshëm për kampionët e botës. Ndër të tjera foli edhe për ceremoninë e “Topit të Artë”, ku do të jetë prezent së bashku me gruan e tij.
“Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që vazhdoj të shënoj për Argjentinën dhe skuadra arrin të fitojë. Kemi bërë ndeshje të mira dhe kjo na motivon akoma më shumë për të vazhduar të sigurtë në sfidat e tjera.
Ceremonia e ‘Topit të Artë’? Do të jem me gruan time në ceremoninë e ndarjes së ‘Topit të Artë’ dhe do të shkoj me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë. Them gjithmonë se kolektivi është mbi individin, por mendoj se vitin e kaluar kam pasur një vit spektakolar me Interin dhe e përfundova sezonin duke fituar Scudetton dhe duke shënuar pesë gola në Kupën e Amerikës. Duke analizuar të gjitha këto mendoj se e meritova të isha atje.
Por edhe për të fituar çmimin? Nuk dua të them nëse e meritoj, por jam i lumtur dhe i emocionuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë atë natë”, ka përfunduar argjentinasi.