
Rodri i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar rëndë. Lideri i Manchester Cityt u dëmtua në barazimin 2-2 me Arsenal, takim i luajtur ditën e dielë.
Një dëmtim serioz, ku sipas informacioneve të para bëhet me dije se mesfushori rrezikon të operaohet. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë me shumë gjasa spanjolli ka mbyllur këtë sezon para kohe.
Pritet që në Barcelonë t’i nënshtrohet operacioni në gjurin e djathtë dhe mbetet të shihet se sa do të jetë periudha që i duhet për t’u rikuperuar. Një lajm i keq për Pep Guardiolën dhe Kombëtaren e Spanjës, që u duhet të luajnë në sfidat e rëndësishme pa një prej liderve të ekipit.
Manchester City midfielder Rodri will miss the remainder of the season after tests this morning confirmed he suffered an anterior cruciate ligament tear in his right knee during Sunday's draw with Arsenal, a source told ESPN. pic.twitter.com/02WESIGeHa
— ESPN UK (@ESPNUK) September 23, 2024