Granit Xhaka ka pranuar se e përjetoi shumë keq humbjen kundër Serbisë.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës tha se nuk ka mundur të flejë gjumë pas humbjes.
Në një intervistë për “RTS”- zvicerane, Xhaka ka pranuar hapur.
“Të jem i sinqertë, nuk kam fjetur deri në 8 të mëngjesit. Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje. Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo“, ka shpjeguar Xhaka për kanalin zviceran.
Poll