Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Golashënuesi më i mirë në histori, Giroud e mbyll me Francën: Duhet t’u hapim rrugë të rinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Golashënuesi më i mirë në histori, Giroud e mbyll me
Olivier Giroud

Olivier Giroud nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses së Francës. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së “Gjelave”, me plot 57 të tillë ka njoftuar që pas përfundimit të Euro 2024, ai nuk do të jetë më pjesë e Francës.

37-vjeçari shprehet se një vendim të tillë e ka marrë për t’i lënë hapësira të rinjve. Por, për të varur këpucët në gozhdë përfundimisht, Giroud thotë se duhet të presim, pasi do të luajë edhe dy vite të tjera.

“Të jem i sinqertë, kjo do të jetë aventura ime e fundit me Francën. Natyrisht që do të më mungojnë shumë, por duhet t’u hapim rrugë të rinjve. Unë gjithmonë se do të ndaloja kur trupi im të ma kërkonte, por mendoj se më kan mbetur edhe dy vite të mira. Por përsa i përket Francës, mendoj se ky do të jetë fundi, i cili përfundon pas Europianit”, është shprehur Giroud për L’Equipe.

Kujtojmë që Giroud ka fituar 2 trofe me kombëtaren e Francës. Sulmuesi 37-vjeçar është shpallur kampion bote në vitin 2018, ndërsa në vitin 2021 ai dhe Franca e tij triumfuan në Ligën e Kombeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga