
Jonas Urbig, Manuel Neuer
Lajme të këqija për Bayern Munich në prag të nisjes së ndeshjeve kualifikueseve të Kombëtareve për Kupën e Botës. Një prej portierëve të klubit bavarez është dëmtuar.
Bëhet fjalë për Jonas Urbig, i cili ka lënë grumbullimin e tij me Gjermaninë e U-21. Siç bën të ditur vetë Bayern Munich në faqen zyrtare, portieri 21-vjeçar pësoi një dëmtim në këmbë në stërvitje.
Tashmë ai është kthyer në Mynih për të nisur rikuperimin e tij. Urbig nuk do të jetë pjesë e ekipit të moshave të Gjermanisë për sfidat ndaj Sllovakisë dhe Spanjës.
Poll