
Dibu Martinez
Legjenda e Argjentinës, Hugo Gatti sulmoi publikisht Lionel Messin. Ish-futbollisti i Boca Juniors deklaroi se ish-i i Barçës nuk është arsyeja kryesore e fitimit të Botërorit. Kjo ka hapur debat të madh në vendin amerikano-latin, po dhe më tej.
“Nuk është se më bezdis Messi, po ai ka luajtur një futboll të lehtë. Sot është probelm që luan në MLS.
Arkitekti i Kupës së Botës ishte Dibu Martinez. Të gjithë duhet të puthin b... e tij. Ai fitoi gjithçka, është i gjatë, i madh, i shkathët dhe lëviz si 20 vjeç.
Maradona mbaj mend u godit për vdekje nga kundërshtarët kurse Lioneli jo. Diego ishte i madh, u rrah dhe u ringrit përsëri”, u shpreh Gatti.