Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gary Neville shpërthen kundër Tuchel: Lëvizje e tmerrshme nga FA, në Angli kemi trajnerë më të kualifikuar

Shkruar nga NEWSPORT
Gary Neville shpërthen kundër Tuchel: Lëvizje e tmerrshme nga FA,
Thomas Tuchel - Gary Neville/ Fotomontazh

Thomas Tuchel u emërua ditën e djeshme në krye të Anglisë dhe puna e tij te “Tre Luanët” do të nisë zyrtarisht më 1 janar të vitit 2025. Për këtë lëvizje ka shumë reagime sip or dhe kundër.

Kundër uljes së Tuchel në stolin e anglezve është Gary Neville. Ish-mbrojtësi legjendar i “Tre Luanëve” shprehet se është një lëvizje e tmerrshme nga Federata Angleze e Futbollit pasi në Angli ka trajner akomë më të kualifikuar se gjermani.

“Mendoj se po e dëmtojmë veten. Mendoj se kishte anglezë më të kualifikuar për këtë punë se Tuchel. Trajnerët anglezë kanë një nga reputacionin më të keq në Evropë.

Ne nuk kemi një identitet të qartë dhe nuk kemi ndërtuar një stil që është unik për ne. Ne kemi parë trajnerë nga e gjithë Evropa të vijnë në Ligën Premier dhe të sjellin stilet e tyre në lojën tone.

Ne i kemi kopjuar ata, por për mendimin tim, trajnerët anglezë duhet të ndërtojnë identitetin e tyre, mendova se e kishim lënë pas nesh atë periudhë të emërimit të të huajve në postin e trajnerit”, ka përfunduar Neville, i cili në karrierën e tij k provuar të jetë trajner, por nuk nuk vendosi të vazhdojë në këtë drejtim.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga