
Napoli arriti mbrëmjen e djeshme një fitore të rëndësishme në ecurinë e tyre për titullin kampion në Itali. Skuadra e Antonio Contes mposhti ekipin e Torinos me rezultatin e pastër 2-0 falë dygolëshit të McTominay në pjesën e parë.
Megjithatë, marrëdhënia midis trajnerit italian dhe presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis nuk është aq e mirë. Ky i fundit dhe Conte kanë pasur krisje prej kohësh dhe një largim i mundshëm i teknikut italian në fund të sezonit nuk përjashtohet.
Dyshimet për largimin e Contes shtohen me prezencën e Diego Pablo Simeones në tribunën e stadiumit “Maradona” në sfidën e djeshme. Ende nuk dihet fakti nëse tekniku argjentinas ishte i pranishëm për të birin që luan me Napolin, apo për interesat e tij.