
Ekipi i Al-Ittihad, aty ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj ka fituar Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite për herë të dhjetë në historinë e tij, pasi mposhti ekipin e Al-Qadisiyah me rezultatin 3-1 në ndeshjen finale të zhvilluar sot, stadiumi “Al-Inma”.
Goli i parë për Al-Ittihad u shënua nga Karim Benzema në minutën e 34-të, më pas Hossam Aouar shënoi golin e dytë për ekipin në minutën e 43-të. Në minutën 45+6, Pierre-Emerick Aubameyang finalizoi golin e Al-Qadisiyah nga një goditje penalltie, dhe më pas Benzema shënoi golin e tretë për Al-Ittihad në minutën 90+4.
Al-Ittihad arriti në ndeshjen finale pasi mposhti Al-Hilal në çerekfinale dhe më pas Al-Shabab në gjysmëfinale, ndërsa Al-Qadisiyah u kualifikua për ndeshjen finale pasi eliminuan Al-Taawoun dhe më pas Al-Raed në raundet e mëparshme.