
Kombëtarja shqiptare
Gjibraltari do të jetë një nga kundërshtarët e Kombëtares shqiptare këtë shtator. Kuqezinjtë do të përballen me përfaqësuesen “amatore” më 4 shtator, në një duel miqësor.
Ndërkohë që së fundmi, Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar. Sigurisht, si herët e tjera, në këtë listë nuk ka emra të njohur të futbollit evropian.
Përsa i përket Shqipërisë, për tanët kjo do të jetë një ndeshje prove. Kjo për shkak se 5 ditë më vonë do të përballen me Letoninë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Poll