
Një clean sheet ndaj Manchester Cityt dhe një sezon mjaft i mirë me Juventusin, mund t’i hapë rrugë një largimi të Michele Di Gregorio nga kampi bardhezi. Është vetë klubi i “citizens” që interesohet për portierin.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, kampionët në fuqi të Premier League e shikojnë gardianin 27-vjeçar si titullarin e tyre të ardhshëm. Di Gregorio vlerësohet veçanërisht nga trajneri Pep Guardiola, i cili e ka vëzhguar portierin në ndeshjen e fundit në Champions League në Torino.
Megjithatë, Manchester City duhet të përgatitet të bëjë një ofertë tunduese, sepse Di Gregorio shikohet si një aset themelor për të ardhem e Juventusit. Bardhezinjtë firmosën me portierin italian në verë për shifrën e 14 milionë euro që shkuan për Monzën.