
Gennaro Gattuso i është rikthyer punës së trajnerit. Tekniku italian ka marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit të Hajduk Split. Pa ekip që prej shkurtit të këtij viti, Gattuso rinis gjithçka nga Kroacia.
Lajmin për emërimin e 46-vjeçarit si trajner të ekipit e ka dhënë vetë Hajduk Split me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Legjendari Gennaro Gattuso do të hapë një kapitull të ri në historinë e pasur të klubit tonë, si trajner i ekipit të parë. Mirë se vini mister”, shkruan klubi ballkanas në faqen zyrtare.
Kujtojmë që ky është ekipi i 9-të që Gattuso do të mbajë rolin e trajnerit më parë. Tekniku italian më parë ka drejtuar Sion, Palermon, Kretën, Pisan, Milanin, Napolin, Valencian dhe së fundmi Marseille.