
Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të startojë ceremonia e “Topit të Artë”. Çmimi prestigjioz për më të mirin e sezonit të shkuar, do të jepet mbrëmjen e sotme ku pretendentët kryesorë deri në momentet e fundit ishin Rodri dhe Vinicius.
Megjithatë ky i fundit ka dalë nga gara, duke u parakaluar nga mesfushori spanjoll i cili tashmë është shumë pranë këtij çmimi.
Kjo ishte një ndër arsyet pse Florentino Perez dhe Real Madrid vendos mos të merrnin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në Paris. Një tjetër arsye është edhe Carlo Ancelotti.
Presidenti i “Los Blancos” ka mësuar se trajneri i ekipit të tij nuk do të jetë fituesi i çmimit “Trajneri Më i Mirë”. Kjo ka bërë që Perez të vendosë përfundimisht për bojkotin e kësaj ceremonie.