
Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të startojë ceremonia e “Topit të Artë”. Çmimi prestigjioz për më të mirin e sezonit të shkuar, do të jepet mbrëmjen e sotme ku pretendentët kryesorë deri në momentet e fundit ishin Rodri dhe Vinicius JR.
Sipas mediave të huaja ky i fundit është e sigurt që nuk do ta fitojë dhe kjo është arsyeja edhe e “bojkotimit” të ceremonisë që do të mbahet në Paris.
Në këto kushte, “zërat” për fituesin e “Topit të Artë” të këtij viti favorizojnë mesfushorin Rodri. Ky i fundit zhvilloi një sezon fantastik, ku u shpall kampionë Europe në “Euro 2024” me përfaqësuesen e Spanjës. Madje u shpall lojtari më i mirë i këtij kompeticioni.
Në 50 ndeshje të sezonin të shkuar, Rodri ia doli që të shënonte 9 gola dhe të asistonte në 14 të tjera. Shifra tepër të larta për një mesfushor difensiv. Madje edhe në Euro 2024 gjeti një herë rrugën e rrjetës në sfidën përballë Gjeorgjisë.
Edhe me City-n ka fituar trofe, si Premier League, Superkupën e Europës apo dhe Botërorin e Klubeve. Pikërisht këto statistika të “frikshme” për një lojtar difensiv dhe trofetë e fituar, po e çojnë atë drejt “Topit të Artë”.