
Në Arabinë Saudite, në orët e fundit ka bërë bujë vizita e disa prej anëtarëve të Komitetit Anti-Doping në qendër sportive të Al Nassr.
Disa orë para ndeshjes kundër Al Hilal që do të luhet me 17 maj, ata kanë kryer teste surprizë për disa lojtarë, përfshirë Cristiano Ronaldon. Sipas “Haza”, mjekët morën gjithashtu mostra gjaku dhe urine nga Otavio e lojtarë të tjerë.
Në krahun tjetër, tifozët reaguan me zemërim ndaj këti lajmi, duke kërkuar që të kryhen kontrolle edhe për yjet e Al Hilal, skuadra rivale që tashmë e ka fituar titullin kampion.
Vitet e fundit, komiteti anti-doping ka zbuluar se disa lojtarë po merrnin substanca të palejuara.
Një nga rastet më të çudithsme ka qenë ai i Fahd Al-Maëlid, lojtar që momentalisht aktivizohet me Al-Shabab. Për këtë arsye, asokohe, lojtari i dënua me disa muaj pezullim.