Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dritë në fund të “tunelit” për Pogban, sot merr fund pezullimi i tij

Shkruar nga NEWSPORT
Dritë në fund të “tunelit” për Pogban, sot merr
©Credits www.instagram.com/paulpogba/

Për Paul Pogban tashmë ka dritë në fund të “tunelit”. Sot i përfundon pezullimi i tij dhe mesfushori do të mund të bëhet pjesë e cilësdo skuadër në ditët në vazhdim, për të rifilluar edhe njëherë karrierën e tij futbollistike.

Siç dihet francezi doli me doping në gusht të 2023 dhe në atë periudhë mori një dënim 4-vjeçar, por pas ankimimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dënimi i tij u reduktua në 18 muaj.  Pashmë pezullimi i tij ka marrë fund dhe që nga sot ai mund t’i rikthehet futbollit të luajtur.

Gjatë kohës së Pogba ka qenë i pezulluar nuk ka mundur të luajë, teksa vetëm në nëntor të 2024 shkëputi përfundimisht kontratën me Juventusin. Gjatë kësaj kohe ka zhvilluar individualisht stërvitje për të fituar formën e tij dhe për të qenë sa më shpejt gati.

Sigurisht siç flitet nëpër media, qëllimi kryesorë i ffrancezit është të fitojë sa më shpejt formën e tij më të mirë dhe të luajë në një prej 5 ligave kryesorë në Europë. Kjo pasi synon të rifitojë sërish mundësinë për të përfaqësuar Francën në Kupën e Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga