
Daniele Rugani
Ish-futbollisti i Juventusit, Daniele Rugani është plotësisht në telashe. Mbrojtësi italian është dënuar me gjashtë muaj burg dhe 2000 euro gjobë.
Gjykata e Torinos ka dënuar futbollistin për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Gjithashtu, Ruganit i është hequr leja e drejtimit dhe konfiskimi i mjetit të tij, tip Maserati.
Avokati i tij, Raffaele Teçe u përpoq të shfajësonte futbollistin se pajisja e analizës së ajrit ishte nga një qendër e paautorizuar. Më 21 korrik të vitit 2023, Rugani iu nënshtrua një testi alkooli nga policia rrugore pas një aksidenti me një automjet. Niveli i alkoolit në gjak ishte tre herë më i lartë se kufiri ligjor.
Poll