Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dëmtimi dhe fitimi i Copa America, Lionel Messi flet për herë të parë: Jam mirë, kjo Argjentinë ka të ardhme

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi dhe fitimi i Copa America, Lionel Messi flet për herë
Fotomontazh/ Lionel Messi

Argjentina ia doli për herë të dytë rradhas të triumfojë në Copa America. Një sukses i jashtëzakonshëm nga “Albiçelestët”.

Por imazhet e dëmtimit të Lionel Messit morën një vëmendje të madhe. Këmba e fryrë dhe lotët e argjentinasit “trembën” tifozët, me “Pleshtin” që laa fushën e lojës në minutën e 66-të ndaj Kolumbisë.

Vetëm 1 ditë pas kësaj fitoreje, ka folur Messi. Kampioni i botës ka theksuar  se është shumë i lumtur për suksesin e skuadrës, ndërsa sa i takon dëmtimit shpehet se është mirë. gjithashtu është majft i lumtur që Di Maria i dha lamtumirën kombëtares me trofe.

“Jam shumë i lumtur, veçanërisht sepse ia arritëm qëllimit dhe Fideo (Di María) na la me një trofe më shumë. Lojtarët më të vjetër, si ai, Ota (Otamendi) dhe unë e përjetuam Kupën e Amerikës me një entuziazëm të veçantë, me shokë të tjerë të skuadrës që kanë luajtur tashmë në disa turne dhe që kanë shtuar gjithashtu përvojën e tyre, me një grup të rinjsh që japin gjithçka.

Ne jemi një ekip dhe gjithashtu një familje, një grup spektakolar. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, ky ekip ka një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme”, ka deklaruar argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga