Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Mes më të mirëve në Europë, portieri shqiptar shkëlqen në arenën ndërkombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mes më të mirëve në Europë, portieri shqiptar
Amir Saipi, FC Lugano

Amir Saipi ka shkëlqyer me ekipin e tij zvicerian në Conference League, Lugano. Paraqitja e tij ka rënë në sy duke u vlerësuar si gardiani më i mirë i raundit të dytë në kompeticionin europian. 

Portieri shqiptar u vlerësua nga faqja prestigjoze e statistikave me notën 8.7 në sfidën e fundit të Lugano-s kundër çekëve të Mladës që dikur elliminoheshin nga Skënderbeu në turet europiane. Zvicerianët e Saipit morën një rezultat të ngushtë 0-1, por që i kënaq dhe aq më shumë fal pritjeve të 24 vjeçarit. Amiri luajti 90 minuta të plota, kreu 5 shpëtime vendimtare e madje priti dhe një penalti. E gjitha kjo performancë iu shpërblye me formacionin e javës ku bëjnë pjesë emra si Felix e Mudryk, “yje” të Chelsea-t. Në formacion u përfshi dhe Steffen, kolegu i Amir Saipit që shënoi golin jetik të 3 pikëve.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës u shpall “Lojtari i Ndeshjes” për herë të parë në një ndeshje të formatit europian. Kujtojmë se portieri i klubit liqenor të “helvetëve” debutoi për herë të parë me Përfaqësuesen “Dardane” kundër Lituanisë ku u vlerësua mjaft mirë përveçse rastit të golit të pësuar.

VIDEO/ Mes më të mirëve në Europë, portieri shqiptar
Formacioni i javës në Conference League
VIDEO/ Mes më të mirëve në Europë, portieri shqiptar
Saipi në intervistën e pas ndeshjes në Conference League

Falenderimi i Saipit ndaj tifozëve pas brohoritjeve pë penaltinë e pritur

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga