
Flora
Flora Tallinn do të jetë kundërshtari i Egnatias, nëse këto të fundit kalojnë në turin e tretë të Conference League. Kampionët e Estonisë mposhtën 5-2 Virtus, pas 120 minutave lojë.
Asgjë nuk ishte e lehtë sepse koha e rregullt përfundoi barazim 2-2, ndërsa Flora luajti nga minuta e 48 me 1 lojtar më pak. Kjo për shkak të daljes me karton të kuq të Lukka.
Egnatia do të duhet të bëjë detyrën në “Loro Boriçi”. Sfida me Vikingur zhvillohet të enjten prej orës 20:00, teksa rrogozhinasit e fituan të parën 0-1.
Golat e Floras në "extra time"
Poll