
Dinamo Tbilisi mund të thuhet se po i bën nder Partizanit, pasi luan nesër kundër Iberia 1999. Kështu gjeorgjianët e Iberias do shpenzojnë energji para 1 gushtit, kur luajnë takimin vendimtar për Conference League.
Ndeshja e nesërme nis në 18:00 dhe vlen për fazën e 1/8 të kupës së Gjeorgjisë. Kupa është një objektiv për Iberian, që përmes fitimit të saj ia ka dalë të marrë pjesë në turet kualifikuese europiane.
Ndeshja me Partizanin do të luhet në “Elbasan Arena”. Iberia shkon me avantazhin e dy golave nga takimi i parë, ndërsa të kuqtë do tentojnë mrekullinë.
Poll